Telegrafi

Vedat Muriqi: Ka qenë një periudhë e komplikuar, por tani jam zhbllokuar dhe jam i lumtur

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur pas fitores 2-1 të Lazios në Coppa Italia ndaj Lazios, ku ishte vendimtar në fitoren e marrë në minutën e fundit.

Lazio triumfoi në shtëpi ndaj Parmas duke siguruar kalimin në çerekfinale të Coppa Italia.

Goli i parë i vendasve erdhi nga Marco Parolo (23’), ndërsa i dyti në minutën e 90-të nga Muriqi, por që u shënua si autogol i portierit shkaku i një devijimi të lehtë.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas e cilëson si gol të tijin, ndërsa pas ndeshjes ka thënë se është i lumtur me fitoren, golin dhe zhbllokimin.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi ‘heroi’ i Lazios – skuadra e tij vazhdon në çerekfinale të Kupës së Italisë

“Jam i lumtur që skuadra u kualifikua në çerekfinale dhe jam i kënaqur edhe me golin e parë, i cili ishte vendimtar”, ka thënë fillimisht Muriqi për Lazio Style Channel pas ndeshjes.

“Unë isha i pafat me dy dëmtimet, Covid-in, nuk u përgatita me ekipin, nuk ishte e lehtë për mua të bëja 90 minuta. Bëra një rrugë tjetër nga të tjerët”.

“Megjithatë, unë kisha një mbështetje të madhe nga të gjithë dhe tani po korr shpërblimet”, përcjell Telegrafi.

“Skuadra është e fortë, ka cilësi të shkëlqyera, sonte (e enjte) ne e kemi treguar atë. Unë jam një sulmues, është e qartë se nëse nuk shënoj humbas pak besim”.

“Tani kemi një lojë të vështirë kundër Sassuolos. Mendojmë për ekipin dhe pastaj për situatat personale. Jam gati të jap më të mirën time dhe të vazhdojmë të fitojmë”.

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit për komplimentet, ata që ishin afër meje, ata më ndihmuan në këtë periudhë. Tani shpresoj të shënoj shumë gola ndërsa u zhbllokova”, përfundoi sulmuesi prizrenas i Kosovës. /Telegrafi/