Alanyaspor dhe Rizespor i kanë ndarë pikët në javën e 33-të në Superligën e Turqisë, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Skuadra vendase e filloi më mirë ndeshjen, duke arritur që të kalonte në epërsi në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Papiss Cisse, e që me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Rizesporin, pasi u akordua penallti. Vedat Muriqi (64’) mori përgjegjësinë që të gjuante nga pika e bardhë, duke u treguar i saktë.
64' GOOOOOLLLL | VEDAT MURIÇ pic.twitter.com/xZod11Ymaz
— Çaykur Rizespor (@CRizesporAS) May 19, 2019
Skuadra e sulmuesit shqiptar ishte dukshëm më e mirë në fushë, duke arritur të krijonin më shumë raste dhe që kishin posedimin e topit, por në fund morën një pikë.
Pas xhiros së 33-të, Rizespori gjendet në vendin e nëntë me 41 pikë. Muriqi pritet që me të përfunduar nga ky sezon të largohet nga aty, për të kaluar te Fenerbahce. /Telegrafi/