Vedat Muriqi është njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi nga Kosova falë formës së mirë në kampionatin turk është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Atletico Madrid, Real Betis, Tottenham Hotspur, Manchester United, Juventus, Lazio, Napoli e Monaco janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të.
Por së fundmi garës i është shtuar edhe skuadra e madhe spanjolle Sevilla.
Klubi spanjoll është i dëshpëruar me sulmuesit aktual si Luuk De Jong, Javier Hernandez e Nolito që së bashku kanë shënuar vetëm pesë gola.
Kësisoj Sevilla është futur në garë për Muriqin, pasi e shohin si zgjedhjen e problemeve në fazën ofensive.
Fenerbahce e vlerëson shumë yllin kosovar, por një ofertë mbi 25 milionë euro mund të bëjë që Muriqi të largohet. /Telegrafi/