Telegrafi

Vedat Muriqi debuton me një super gol me fanellën e Fenerbahces në Superligën turke

Superliga turke ka filluar në fundjavë me Fenerbahcen që po e zhvillon ndeshjen e saj të parë ndaj Gaziantep.

Në stadiumin ‘Şükrü Saracoğlu’, skuadra e Fenerbahces e ka nisur furishëm edicionin.

Pas një goli të shënuar nga penalltia nga Victor Moses, nigerian gaboi në penalltinë e dytë të fituar.

Rezultatin në 2-0 në minutën e 17-të, e ngriti sulmuesi shqiptari Vedat Muriqi.

Ai mori një pasim nga Emre Belazoglu, ku pas një pranimi të dukur me gjoks, gjuan fuqishëm dhe shënoi për 2-0.

Goli i parë në një ndeshje zyrtare i Vedat Muriqit për Fenerbahcen. /Telegrafi/