Shqipëria do të mirëpres para shikuesve të vetë kombëtaren turke në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.
Kombëtarja shqiptare do të nis kampanjën për kualifikimin në kampionatin evropian kundër Turqisë me fillim në ora 20:45.
Para takimit, ka folur edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili paraqitet te klubi turk i Rizesporit.
“Morali te Turqia me ndryshimin e trajnerit është i lartë, sepse Senol Gunes i njeh mirë të gjithë lojtarët dhe cilësitë e tyre. Edhe lojtarët e njohin shumë mirë atë, sepse ka shumë vite që punon në futbollin turk”.
“Besoj se kanë gjetur harmoninë në skuadër, por e keni edhe një problem, pasi nuk kanë zgjedhur presidentin e federatës. Besoj se edhe Shqipëria ka gjasa të mëdha për të fituar, por ka nevojë për përkrahjen e tifozëve. Shpresoj të fitojë Shqipëria”.
“Me sa di unë, nga lista e të grumbulluarve vetëm 4-5 lojtarë janë me eksperiencë në kombëtare, të tjerët janë të gjithë të rinj. Nëse Turqia luan me formacion të ri, pa shumë eksperiencë, mund të jetë në favor të Shqipërisë”, tha lojtari për supersport.
Ndryshe, lojtari ka folur edhe sa i përket ndeshjes me kombëtaren bullgare, e cila do të zhvillohet në stadiumin prishtinas, “Fadil Vokrri”, ku përmes së cilës fillon edhe fushata e Kosovës për kualifikimet në Euro 2020. /Telegrafi/