Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se është afër transferimit te Club Brugge nga Lazio.
Muriqi është njëri nga lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar të verës, pasi pritet të largohet përfundimisht nga Olimpico.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit te Mallorca dhe klubet e interesuara për të nuk mungojnë.
Mallorca ishte e interesuar ta bënte të përhershëm transferimin e tij, por shifra e kërkuar prej 12 milionë eurosh nga Lazio, zmbrapsi klubin spanjolle.
Megjithatë, ka disa klube tjera që janë të interesuara të afrohen me shumën e kërkuar nga Lazio dhe të paguajnë për transferimin e Muriqit.
#Calciomercato | @OfficialSSLazio, il @ClubBrugge vuole Vedat #Muriqi https://t.co/0v3egWC4Tp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 6, 2022
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, Muriqi është afër transferimit te klubi belg, Club Brugge.
Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtoj belgëve 10.5 milionë euro, ndërsa ylli i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon.
Me transferimin e Muriqit është lidhur edhe Galatasaray, por klubi turk ka dashur vetëm si huazim.
Ndryshe, sulmuesi prizrenas zhvilloi 15 ndeshje me Mallorcan në gjashtë muajt e fundit duke shënuar 5 gola dhe 3 asistime dhe duke ndihmuar ekipit të mbetet në La Liga. /Telegrafi/
Club Brugge, Lazio’nun 11 milyon euro talep ettiği Vedat Muriqi için 10.5 milyon euro teklif etti. (@ertansuzgun) pic.twitter.com/lVz0m9kSTw
— De Marke Sports (@demarkesports) July 6, 2022