Telegrafi

Vedat Kajtazi, fitues i javës së gjashtë në ‘Eksperti’ – parashiko, kënaqu dhe fito!

Telegrafi po vazhdon t’i shpërblejë “Ekspertët”, që po parashikojnë ndeshjet e futbollit nga ligat më të ndryshme, duke fituar edhe shpërblime.

Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, për të vazhduar me BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në javën e gjashtë të lojës që po e organizon mediumi ynë, Vedat Kajtazi është treguar më i suksesshmi duke mbledhur 54 pikë dhe kështu ka fituar një dhuratë speciale nga “E Bukura e Dheut”.

Në dhuratën prej “E Bukura e Dheut”, janë produkte organike, të cilat padyshim se Vedatit do t’i adhurojë.

Kajtazi me këtë rast është edhe pjesë e garës për një nga çmimet e mëdha: Skuter elektrik, iPhone 13 Pro Max dhe Trotinet Elektrik.

Kujtojmë se fituesi është zgjedhur në mënyrë automatike (me short), pasi Fazli Kadriu e Hesat Sinani, po ashtu kishin nga 54 pikë.

Tashmë ka filluar java e shtatë në lojën ‘Eksperti’, andaj nxito, parashiko dhe fito shpërblimin e gjashtë që e jep Telegrafi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/