Komediani i njohur, Vedat Bajrami, është shfaqur sërish qesharak.
Ai Bajramin e ka uruar me anë të një postimi në Instagram, por krejt ndryshe nga yjet tjera.
“Dola me marr vllaun në aeroport se m’ka ardh për Bajram”, ka shkruar Bajrami në këtë postim, teksa shihet në veshje fetare përkrah Mensur Safçiut.
Dyshja janë ikona të “Stupcave”, grupit të njohur komik.
Ata prej kohësh janë të angazhuar edhe me performanca individuale, ku sidomos Vedati ka qenë i zënë me performanca në diasporë.
“Egjeli” është një prej projekteve të fundit të suksesshme nga Stupcat. /Telegrafi/