Telegrafi

Vedat Bajrami: Sot Kosova prezantohet me një super Big Brother, jemi pasqyra e Kosovës

Foto: Screenshot/YouTube

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.

Nata finale e këtij ‘reality show’ po afron dhe tashmë kanë mbetur pesë finalistë.

Stresi, Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu – janë finalistët e edicionit të parë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/YouTube

Vedati së fundmi në një bisedë me Artanin në kuzhinë tha se Kosova sot prezantohet me një super Big Brother.

Lexo po ashtu Jonida Vokshi shkëlqen në natën finale të Big Brother VIP Kosova

“Kosova nënë, Kosova jonë e dashur sot prezantohet me një super Big Brother. Ne jemi pasqyra e Kosovës dhe do të fitojë ai më i miri, që ia do zemra e shpirti”, theksoi Bajrami.

Foto: Screenshot/YouTube

Në natën e sotme finale do të ketë befasi të shumta, e po ashtu do të mësohet edhe kush është fituesi i këtij edicioni. /Telegrafi/