Kanë mbetur edhe pak minuta deri në nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova.
Nata finale e këtij ‘reality show’ po afron dhe tashmë kanë mbetur pesë finalistë.
Stresi, Vedat Bajrami, Xhuli Nura, Artan Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu – janë finalistët e edicionit të parë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Vedati së fundmi në një bisedë me Artanin në kuzhinë tha se Kosova sot prezantohet me një super Big Brother.
“Kosova nënë, Kosova jonë e dashur sot prezantohet me një super Big Brother. Ne jemi pasqyra e Kosovës dhe do të fitojë ai më i miri, që ia do zemra e shpirti”, theksoi Bajrami.
Në natën e sotme finale do të ketë befasi të shumta, e po ashtu do të mësohet edhe kush është fituesi i këtij edicioni. /Telegrafi/