Vedat Bajrami është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai fillimisht u ul në karrigen e Olti Currit, në rolin e opinionistit, e që më pas u kumtua lajmi se do të futet brenda.
I njëjti tashmë shquhet për humorin dhe mënyrën se si i interpreton gjërat, meqenëse prej shumë vitesh ka qenë i përfshirë në skeçe të ndryshme.
Aktori, i cili u bë i famshëm nga grupi “Stupcat”, ka rikthyer një nga rolet ikonike të tij, atë të Gixhës.
Ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë, banorët e tjerë që ishin me të shpërthyen në të qeshura.
Konkurrentët e tjerë e kanë parë Bajramin si një personazh që do të gjallërojë shtëpinë e do të dhurojë shou.
Ndërsa, Ganimete Abazi – Ganja ishte banorja e fundit që u eliminua nga gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/