Telegrafi

Vedat Bajrami publikon video qesharake nga salloni i bukurisë, thotë se bukuria nuk njeh moshë

Foto: Vedat Bajrami/Instagram

Aktori i njohur, Vedat Bajrami, i ka jo të pakta videot qesharake që publikon për fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka sjellë për fansat në rrjetin social Facebook një video qesharake, në rolin e tij të njohur, “Fuga”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë video, ai e ka realizuar në një sallon bukurie, ku shfaqet duke bërë një trajtim fytyre.

Ndërkohë që realizon videon, ai bën gjeste dhe mimika, ndërsa tymos edhe një cigare.

“Bukuria nuk njeh moshë”, thotë ai, ndërsa nuk bënë të ditur nëse ka dashur që me këtë të ironizojë me personat që harxhojnë shumë kohë në qendrat estetike.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë i angazhuar në shumë skeçe humoristike bashkë me kolegët e tij aktorë: Mensur Safqiu dhe Osman Azemi. /Telegrafi/