Kosova është rikthyer te fitoret në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Dardanët kanë fituar tre pikë pas shkëlqimit në fushë kundër Malit të Zi, ku në fund rezultati ishte 2-0, në favor të djelmoshave tanë.
Reagime të shumta nga figurat publike pas kësaj fitore nuk munguan – një prej tyre erdhi edhe nga aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami.
Ky i fundit, ka ndjekur nga afër ndeshjen në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, teksa në një moment i ka dhuruar një përqafim lojtarit të njohur, Edon Zhegrova.
Duke marrë parasysh që Zhegrova është zhvilluar si talent në një klub të menaxhuar nga Bajrami përreth tri vite, raportet mes tyre janë shumë të ngushta.
Pas mbarimit të ndeshjes, Vedati publikoi këtë fotografi në rrjetin social Instagram, ndërsa në mbishkrimin e saj dha shpresa të mëdha për kualifikimin e Kosovës në Euro 2020.
“Unë Biri yt Kosovë shihemi në euro 2020”, ka shkruar Vedat Bajrami në Instagram. /Telegrafi/