Site icon Telegrafi

Vedat Bajrami në përkrahje të Policisë së Kosovës

Foto: Vedat Bajrami/Instagram

Humoristi i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, së fundmi u ka dalë në mbështetje Policisë së Kosovës.

Ai ka publikuar së fundmi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në krah të një prej përfaqësuesve të tyre.

Në mbishkrimin e fotografisë, aktori ka bërë të ditur përkrahjen që po jep në nisje të projektit për siguri në trafikun rrugor.

“Në përkrahje të Policisë së Kosovës për siguri në trafikun rrugor dhe shënimin e DITËS EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË #ProjectEDWARD”, ka shkruar Bajrami në Instagram.

Vedati përndryshe është një prej aktorëve më të spikatur të grupit humoristik “Stupcat”, të cilët vazhdojnë të sjellin skeçe të ndryshme, të cilat mirëpriten gjithmonë nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version