Vedat Bajrami i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP, pak javë më parë.
Aktori i njohur nuk ka qenë edhe aq i përfshirë nëpër debate për shkak të karakterit të tij.
Konkurrenti i shtëpisë gjatë spektaklit të natës së sotme (e martë) ka folur për lojën e tij brenda.
I njëjti u shpreh se ndoshta gjendet në shtëpi me banorë të gabuar që kanë nivele të ndryshme.
“Unë si Vedat jo që nuk e kuptoj këtë lojë, por ndoshta jam këtu me banorë të gabuar me nivele te ndryshme”, ka thënë ai.
Ndër tjera ai shtoi se “pa ofenduar askënd, por këtu ndoshta ka dhe banorë që as tek shtëpia nuk i njohin se a është VIP, jo pse jam dikush jam një njeri me këmbë në tokë”.
Vedati përndryshe përkundër garës po vazhdon të mbajë qëndrimin e tij dhe të jetë më i matur në këtë lojë. /Telegrafi/