Aktori i njohur i “Stupcave” Vedat Bajrami, duket se nuk mbeti pa u përfshirë lidhur me zgjedhjet jashtëzakonshme të 11 qershorit.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me mikun e tij, aktorin tjetër Mensur Safqiu tek berberi, teksa ai kujdeset që ta rruajë mikun e tij.
E gjithë këtë përgatitje duket se Vedati po e bën për të dielen, kështu së paku ‘ironizon’ ai me mbishkrimin që i ka lënë fotografisë.
“Tu u bo gati për ‘kryeministër’, shihemi të dielën” (sic.), shkruan aktori i njohur.
Me këtë postim, “Stupcat” mund të jenë duke na paralajmëruar për skeçin e tyre të radhës, që me gjasë mund të ironizojë me politikën në episodin e ardhshëm të serialit “Egjeli” këtë të diele. /Telegrafi/