Site icon Telegrafi

Vedat Bajrami – banori më i ri i Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/Facebook

Vedat Bajrami sot në natën Prime të Big Brother VIP Kosova është shfaqur fillimisht në rolin e opinionistit, në vend të Olti Currit.

Por pak më vonë u kuptua se aktori i ish-grupit “Stupcat” do të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Vedati është banori më i ri që është futur në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai u shpreh i lumtur se është pjesë e këtij reality shou, duke theksuar se ka qenë edhe më përpara në një format të tillë.

Lexo po ashtu Anita Muçaj - Haradinaj zë vendin e Afërdita Paqaradës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

“Dua të përshëndes publikun. Po flas shkurt. Arsyeja se po hi brenda është se më së pari po iki nga borxhlinjtë. Kam qejf të sfidohem. Çdo lojë ka rregulla. Duhet respektuar rregullat brenda”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Duke e njohur tashmë tipin e tij prej shumë vitesh në skenë, ai tutje tha se do t’i dhurojë shtëpisë humor e kulturë.

E veç Bajramit, javën e kaluar në BBVK hynë edhe katër banorë të tjerë të rinj. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=yMNE2kAdKF8

Exit mobile version