Site icon Telegrafi

Vedat Ademi me videoklip të ri

“Panorama” titullohet kënga e fundit e Vedat Ademit, të cilën e solli jo shumë kohë më parë.

Megjithëse ky projekt po vazhdon të pëlqehet këngëtari nuk e la me aq duke realizuar menjëherë një këngë të re, transmeton Telegrafi.

Ai për RTV Dukagjinin ka zbuluar se tashmë ka përfunduar këngën, e cila do të vijë e realizuar edhe me videoklip.

Duke folur për angazhimet e tij, Vedati ka treguar se megjithëse janë të shumta kjo nuk e pengon që ai çdo javë të vijë në Kosovë, tek familja dhe shoqëria e tij, ndonëse tash e saj vjet jeton në Tiranë./Telegrafi/.

Exit mobile version