Telegrafi

Vedat Ademi sjell klipin e ri “Kënga jonë”

Foto: Vedat Ademi/Instagram

Këngëtari i njohur i zhanrit ‘rock’, Vedat Ademi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Kënga jonë” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë e zhanrit ‘rock’.

Muzika dhe produksioni janë realizuar nga Endrit Shani, ndërsa teksti i është besuar Endrit Mumajesit.

Kënga ka tematikë dashurie dhe këtij konteksti i është përshtatur edhe skenari i filmit.

Kompozitori i këngës, Endrit Shani, protagonist në klipin “Kënga jonë” të këngëtarit Vedat Ademi (Foto: Vedat Ademi/YouTube)

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Shqipëria, Pro Video.

Këngëtari i njohur mitrovicas përndryshe ka kohë që është shpërngulur nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është aktiv herë pas here me projekte muzikore të llojit të vet, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku i tij. /Telegrafi/