Site icon Telegrafi

Vedat Ademi sjell këngën e parë për këtë vit, “Oqean”

Edhe një kënge e re i është bashkuar numrit të madh të shumtë që kanë ardhur kohët e fundit në estradën muzikore shqiptare.

Ky është projekti i parë për këtë vit kalendarik e këngëtarit shqiptar, i cili të fundit e ka sjell para tetë muajve.

Vedat Ademi ka sjell video e këngës më të re muzikore para fansave dhe publikut të gjerë.

“Oqean”, titullohet kënga më e re e artistit që e ka shoqëruar me një video të veçantë dhe mjaft fantastike.

Tekstin e këngës e ka shkruar Pandi Laço ndërsa për muzikën është përkujdesur Endrit Shani.

Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version