Këngëtari i njohur shqiptar, Vedat Ademi, prej shumë vitesh tashmë është shpërngulur në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Ademi ka krijuar një jetë të re përtej oqeanit.
Por tek të premten, këngëtari ka arritur që të bëhet zyrtarisht një shtetas amerikan.
Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, pak momente pasi kishte bërë betimin.
“Më në fund u bëra një qytetar i Shteteve të bashkuara”, shkroi këngëtari me prejardhje nga Mitrovica.
Vedat Ademi përndryshe është mjaft i njohur dhe i pëlqyer në trevat shqiptare për këngët e tij kryesisht në zhanrin ‘rock’, të cilin e ka kultivuar me vite.
Edhe pse në Amerikë, Vedati vazhdon të jetë aktiv me mbrëmje muzikore të ndryshme dhe projektet që sjell herë pas here. /Telegrafi/