Matias Vecino mund të qëndrojë te Interi për pjesën e mbetur të sezonit, pasi një marrëveshje nuk ka arritur të bëhet me Evertonin.
Uruguaiani tani është i tepërt me kërkesat në Giuseppe Mezza pas ardhjes së Christian Eriksen nga Tottenham.
Është raportuar se Evertoni i Carlo Ancelotti ishte i interesuar për Vecinon dhe kishte hyrë në bisedime me Nerazzurrët për bërjen e një oferte.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, ekipi i Ligës Premier ofroi 14 milionë euro për 28-vjeçarin, dhe nuk kanë ndërmend të rris ofertën e tyre.
Ndërkohë, Interi po kërkon nga 20-25 milionë euro për ish-mesfushorin e Fiorentinës.
Vecino ka luajtur 14 herë për Nerazzurrët këtë sezon në Serie A dhe ka shënuar një herë. /Telegrafi/