Telegrafi

Vecino: Jemi në rrugën e duhur për t’iu kthyer fitoreve

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, insiston se zikaltrit janë në rrugën e duhur pas barazimit 1-1 me Romën.

Edhe pse skuadra nga Milano tash e gjashtë javë është pafitore, uruguaiani shpreson dhe beson se skuadra është në nivel dhe se tre pikshi do vijë në xhiron tjetër.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Inter 1-1 Roma, shkëlqimi i Alisson dhe dështimi i Handanovic

“Ne nuk mund të kumbisnim këtë ndeshje, kemi dhënë gjithçka në pjesën e dytë dhe kemi shtyrë Romën prapa. Mendoj se barazimi është rezultat i drejt”, ka thënë ai për Mediaset Premium.

Vecino ka shënuar dy gola me fanellën e Interit dhe të dy kanë ardhur ndaj klubit romak.

Matias Vecino duke festuar golin e barazimit ndaj Romës në Giuseppe Meazza (Getty Images)

“Roma më sjell fat të mirë, por më e rëndësishmja është që skuadra të merr tri pikët. Kemi pasur disa probleme së fundmi, por jemi në rrugën e duhur për t’iu rikthyer fitoreve, të shpresojmë në takimin e radhës”, shtoi për fund Vecino.

Pas këtij barazimi skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti vazhdon në vendin e katër me 43 pikë, ndërsa Roma një pozitë më poshtë me 40 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Spalit. /Telegrafi/