Telegrafi

Vecchi: Lazio dhe Atalanta befasitë e këtij sezoni

Getty Images

Trajneri aktual i Interit, Stefano Vecchi, ka folur para ndeshjes ndaj Lazion në Olimpico.

Italiani është i vetëdijshëm për kapacitetet e vendasve dhe pret një lojë të vështirë.

“Inzaghi ka bërë shumë mirë. Lazio, pastaj Atalanta, janë befasitë e këtij kampionat”.

“Lazio ka arritur në finale të Kupës së Italisë. Ka entuziazëm, besim dhe siguri në këto momente, nuk kanë asgjë për të humbur. Ndërsa neve na duhet për të ringritur  vullnetin në skuadër”, ka thënë Vecchi për InterChannel.

Aktualisht Interi është në vendin e tetë me 56 pikë. /Telegrafi/