Gary Ely nga Essex i Anglisë, e ka zënë gaforren e rrallë që konsiderohet se kapet në një në dy milionë raste.
Këtë gjallesë nga të tjerat e dallon ngjyra e kaltër e cila krijohet si pasojë e një çrregullimi gjenetik, transmeton Telegrafi.
“Më dukej e njëjtë si të tjerat, por më vonë kuptova që ka nuancë tjetër. Desha ta ktheja në det meqë është e rrallë, por më pas vendosa ta shohin atë edhe të tjerët”, ka thënë Ely lidhur me rastin.
Gaforrja do të ekspozohet në një restorant për një muaj, ndërsa më pas do t’i dërgohet një instituti për studime. /Telegrafi/