Telegrafi

A vdiq Rugova si Ibrahim apo si Pjetër? (Video)

Ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, u tha se ishte pagëzuar me emrin Pjetër. Këtë detaj e potencoi dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një përkujtim për të.

Lexo po ashtu Edi Rama kujton Rugovën

“I madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit. Ibrahim Rugova mbetet një ‘Pjetër’ – gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore”, ka shkruar Rama.

Përkatësia fetare e Rugovës ishte diskutuar edhe në të gjallë të tij. Por, njeriu i tij më i afërt sa ishte në krye të LDK-së e Kosovës, Adnan Merovci, tha se ai ishte mysliman, por simbolik! /Klan Kosova/