Telegrafi

Vdiq pas një aksidenti të rëndë me makinë, Ellen DeGeneres me dedikim prekës për ish-partneren Anne Heche

Foto: Robin Platzer/Twin Images/Online USA, Inc.

Mbrëmjen e së premtes u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë me makinë aktorja, Anne Heche.

Edhe pse thuhej se kishte disa ditë që i kishte vdekur truri, ajo vdiq më 12 gusht.

Pas këtij lajmi, pati reagime të shumta e mesazhe emocionale nga të afërmit e miqtë.

Një nga personazhet që nuk hezitoi t’i dërgonte një mesazh lamtumirës ishte edhe ish-partnerja e saj, Ellen DeGeneres.

Moderatorja e njohur bëri një shkrim në Twitter duke i dhënë lamtumirën e fundit ish-të dashurës.

Lexo po ashtu Vdes aktorja Anne Heche, një javë pas aksidentit famëkeq me veturë

Kujtojmë se edhe pse ishin çift, ato i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë miqësore.

“Kjo është një ditë e trishtuar. U dërgoj fëmijëve, familjes dhe miqve të Anne gjithë dashurinë time”, postoi Ellen.

Anne Heche dhe Ellen DeGeneres (Foto: Arkiv)

Dashuria mes Heche dhe DeGeneres filloi në vitin 1997 në një festë të Vanity Fair.

Të njëjtat u ndanë tri vite më vonë. Sipas një deklarate të përbashkët, ndarja ishte miqësore.

Realiteti ishte ndryshe, pasi arsyeja e ndarjes kishte të bënte me një partner të ri nga ana e yllit amerikan.

Anne Heche dhe Ellen DeGeneres (Foto: Arkiv)

Ishte Coleman Laffon, me të cilin Anne u martua.

Ata patën një djalë së bashku. Gjashtë vjet më vonë, martesa mori fund sepse Heche e kishte tradhtuar me James Tupper.

Anne Heche dhe Ellen DeGeneres (Foto: Arkiv)

Ajo lindi fëmijën e dytë me aktorin e lartpërmendur. /Telegrafi/