Site icon Telegrafi

Shkon në 101 numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të shtunën kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19, duke çuar numrin e viktimave në 101.

Sipas institutit, po ashtu 203 persona kanë rezultuar pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Rastet pozitive sipas komunave:

Komuna Prishtinë 75 raste;
Komuna Gjilan 28 raste;
Komuna Ferizaj 21 raste;
Komuna Fushë Kosovë 11 raste;
Komuna Lipjan 11 raste;
Komuna Podujevë 8 raste;
Komuna Viti 6 raste;
Komuna Mitrovicë 6 raste;
Komuna Drenas 5 raste;
Komuna Kamenicë 4 raste;
Komuna Malishevë 4 raste;
Komuna Vushtrri 4 raste;
Komuna Skenderaj 4 raste;
Komuna Gjakovë 3 raste;
Komuna Shtime 3 raste;
Komuna Pejë 3 raste,;
Komuna Obiliq 2 raste;
Komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast;
Komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce, njofton Telegrafi.

Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me coronavirus ka diskutuar të premten në mbrëmje për situatën epidemiologjike në vend.

Meqenëse ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar së tepërmi, madje duke pasur pasoja të rënda edhe me jetë njerëzish, nga diskutimet e pjesëmarrësve doli se Qeveria dhe institucionet e tjera të vendit nuk mund ta përjashtojnë as marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, njofton Telegrafit.

Exit mobile version