Dy persona kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive, të njëjtit së fundi ishin prekur edhe nga coronavirusi.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha për Telegrafin se dy të moshuarit kanë pasur edhe sëmundje tjera të rënda.
“Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive:, tha Vishaj.
Gjithashtu, Vishaj theksoi se situata epidemiologjike është e qetë. Së fundi, në Kosovë ka pasur disa raste të konfirmuar me COVID-19./Telegrafi/