Site icon Telegrafi

Vdes 15-vjeçarja që u lëndua rëndë teksa po skijonte në Brezovicë

Një 15-vjeçare e nacionalitetit serb, ka ndërruar pas lëndimeve të marra në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se pas ndihmës së parë në Shtërpcë është dërguar në spitalin e Mitrovicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Por, rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreh15 vjeçare.

Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

Exit mobile version