Zyrtarja policore, Suada Jashari është gjendur pa shenja jete në vendin e saj të punës në stacionin policor në Fushë-Kosovë, bën të ditur Telegrafi.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:50, në Fushë-Kosovë.
Tutje në raport, bëhet e ditur se deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije, ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj.
“Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/