Telegrafi

Vdes William Shakespeare, mashkulli i parë që mori vaksinën kundër coronavirusit

William Shakespeare, njeriu i parë në botë që mori vaksinën kundër coronavirusit, vdiq në spital në moshën 81-vjeçare.

Shakespeare mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry, raporton televizioni publik britanik, bbc.

Ai vdiq nga një sëmundje që nuk ka të bëjë me virusin, thonë autoritetet shëndetësore angleze.

Fotoja e tij u shfaq në të gjitha mediat në fillim të dhjetorit, kur pas Margaret Keenan (91), e dyta me radhë në botë mori vaksinën “Pfizer”.

Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër në të njëjtin spital ku mori vaksinën.

Shakespeare dikur ka punuar për Rolls Royce dhe ishte aktiv në komunitetin lokal. /Telegrafi/