Site icon Telegrafi

Vdes togeri i Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka dhënë lajmin për vdekjen e togerit të Policisë së Kosovës, Fehmi Bucaliu.

Ish-kryetari i Gjilanit u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve derisa ka thënë se Bucaliu do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Policinë e Kosovës.

“U trondita me këtë lajm për ndarjen nga jeta të togerit të policisë e mikut tim, Fehmi Bucaliu. Do ta kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë, profesionalizimin e kontributin e jashtëzakonshëm në policinë e shtetit. Mbi të gjitha, për atdhedashurinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bucaliu, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haziri për mikun e tij.

Exit mobile version