Ka ndërruar jetë shoferi që u aksidentua në fshatin Pogragjë të Gjilanit, gjatë ditës së hënë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hshani ka thënë se përkundër ndihmës së mjekëve ai ka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marrura.
“Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”.
“Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960, ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident”, deklaroi Hashani.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërkaq, rasti po hetohet nga Njësitet e Trafikut Rajonal”./Telegrafi.