Site icon Telegrafi

Vdes shkrimtari dhe humoristi Mikhail Zhvanetsky

Shkrimtari dhe humoristi hebre që jetoi në Rusi, Mikhail Zhvanetsky – i konsideruar mjeshtër i narrativës satirike sovjetike – vdiq dje në moshën 86-vjeçare.

“Nuk ka problem nëse qeshin me ty. Është shumë më keq kur qajnë për ty”, shkruante Zhvanetsky dikur. “Në jetë, ka gjithmonë vend për një akt heroik, thjesht duhet të jesh sa më larg që të jetë e mundur nga ky vend”.

Sipas kolegëve të tij, me vdekjen e tij, humori rus është bërë jetim.

Autor i shkrimeve të ashpra satirike i lindur më 6 mars 1934 në Odesë të Ukrainës, krijoi shumë aforizma gjatë jetës së tij artistike.

Skeçet dhe monologët e tij që godisnin jetën sovjetike dhe post-sovjetike, i kanë interpretuar komedianët e njohur, si Arkady Raikin, Roman Kartsev dhe Viktor Ilchenko.

Exit mobile version