Një pilot ka vdekur pasi një aeroplan Spitfire u rrëzua në një fushë pranë një baze të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Lincolnshire, Britani e Madhe.
Një zëdhënës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes tha: “Me pikëllim të madh duhet të konfirmojmë vdekjen e një piloti RAF në një aksident tragjik pranë RAF Coningsby sot.
“Familja e pilotit është informuar dhe kërkojmë që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment të vështirë”.
Policia e Lincolnshire tha se piloti mashkull ishte “pasagjeri i vetëm i aeroplanit” dhe ai vdiq në vendngjarje, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Policia nuk është në gjendje të konfirmojë emrin e tij, por të afërmit e tij janë informuar,” tha një zëdhënës i forcës.
“Askush tjetër nuk mendohet të jetë lënduar si rezultat.”
Ndërkohë, një hetim për shkakun e rrëzimit është duke u zhvilluar.
Ndryshe, RAF Coningsby është shtëpia e Battle of Britain Memorial Flight, një koleksion aeroplanësh luftarakë dhe bombardues të kohës së luftës që marrin pjesë në shfaqje ajrore dhe ekspozita përkujtimore. /Telegrafi/