Telegrafi

Vdes piktori shqiptar, Daut Berisha

Foto: Facebook

Është njoftuar se ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Daut Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim të shpërndarë në Facebook.

Ministri Hajrulla Çeku me këtë rast i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, përmes të cilit ka përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e artistit të shquar.

Më poshtë ua sjellim të plotë telegramin e Çekut:

E nderuar familje Berisha,

Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit Daut Berisha, një prej artistëve më të shquar të kohës sonë.

Berisha ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe artit. Portretet që krijoi, të ekspozuara jo vetëm në vendlindje por edhe në galeritë më prestigjioze jashtë vendit, bëjnë që veprimtaria e tij e frytshme të zërë vend të veçantë në trashëgiminë e pasur të artit botëror.

Krijimtaria e tij do të kujtohet gjithmonë ndërsa do të frymëzoj breza të tjerë artistësh.

Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

Me respekt,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit”. /Telegrafi/