Site icon Telegrafi

Vdes personi që u plagos me armë gjatë grabitjes në Mitrovicë

Foto ilustruese

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Viktima i cili dyshohet se është shitësi i dyqanit, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës.

Por, si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një dyqan në Mitrovicë - plagoset një person dhe arrestohen dy të dyshuar për rastin

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur që kishte ardhur për trajtim ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe është sekuestruar një armë./Telegrafi/

Exit mobile version