Site icon Telegrafi

Vdes personi që u godit nga treni ditë më parë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30 kanë pranuar informatën se ka ndërruar jetë personi I.H mashkull, 20 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në  QKUK, e i cili ishte goditur ditë më parë nga treni.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi më 21 shkurt 2019, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lexo po ashtu Treni godet një 20 vjeçar në afërsi të kazermës "Adem Jashari"

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të Prokurorit të shtetit. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version