Telegrafi

Vdes personi që u aksidentua para pesë ditësh në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur më 12 nëntor në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima pasi ka marr tretman mjekësorë pas disa dite iu ka përkeqësuar gjendja, ku si pasoj ka ndërruar jetë.

“Raportohet aksident trafiku me përfshirjen e një automjeti, me targa vendore, vozitësi dhe një këmbësori në lëvizje. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-ë, i cili pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Me datë, 14.11.2018, viktimës pasi ju ka keqësuar gjendja shëndetësor prapë ka kërkuar ndihmë mjekësorë ka më pas ka ren në komë. Më 16.11.2018, viktima (këmbësori), ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa i dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/