Një aksident trafiku kishte ndodhur më 12 korrik të këtij viti në Zhur të Prizrenit mes një kamioni dhe një automjeti, me ç ‘rast një person kishte ndërruar jetë dhe dy të tjerë ishin lënduar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se të dielën ka ndërruar jetë edhe personi i dytë nga ky aksident.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Zhur, Prizren, 12.07.2022 – 07:00. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se edhe vozitësi mashkull kosovar ka vdekur. Viktima e dytë e këtij aksidenti. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/