Site icon Telegrafi

Vdes personi i dytë në aksidentin që ndodhi në Sibofc të Podujevës

Policia ka marrë informatën se ka ndërruar jetë personi S.P 30 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në Repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Viktima ka qenë i lënduar rëndë në aksidentin e trafikut që ndodhi me datën 22 gusht në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc të Podujevës ku vdiq i riu Arzen Salihu nga Podujeva.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Bazuar në të dhënat që Njësiti i trafikut rrugor posedon , numri i viktimave që pësuan në aksidente trafiku që nga 1 janari deri sot në rajonin e Prishtinës, arrin në 22 persona.

Andaj duke i parë si shqetësuese këto shifra, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

Exit mobile version