Telegrafi

Vdes oligarku rus Mikhail Watford – ai ishte i afërt me Putinin

Një oligark i lindur në Ukrainë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrethana të pashpjegueshme, ka thënë policia e Surreyt të Britanisë së Madhe.

Oficerët po e trajtojnë vdekjen e 66-vjeçarit Mikhail Watford, i cili e bëri pasurinë përmes naftës dhe gazit pas rënies së Bashkimit Sovjetik, si të pashpjegueshme. Por ata thanë se nuk mendohej të ishte e dyshimtë, raporton theguardian.

Lajmi vjen pasi vëmendja përqendrohet te oligarkët në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët mendohet se janë anëtarë të rrethit të brendshëm të Vladimir Putinit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton theguardian.

Nuk ka asnjë sugjerim se Watford kishte qenë objektiv i sanksioneve të mbështetura nga Britania për shkak të afërsisë me Putinin, ose të një operacioni rus.

Policia e Surrey tha se trupi i rusit u gjet të hënën në afërsi të Virginia Water, midis Slough dhe Woking, në perëndim të Londrës.

Ndryshe, Watford lindi në Ukrainë në vitin 1955, gjatë epokës sovjetike të vendit. Ai njihej zakonisht si Misha dhe, sipas Sunday Times, mbiemrin e ndërroi pasi u transferua në Britani. /Telegrafi/