Site icon Telegrafi

Vdes njëri nga të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri ndër të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë ka ndërruar jetë.

Në raportin  e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 05:50 në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu Autoambulanca aksidentohet me veturën në Gjakovë - gjashtë të lënduar, prej tyre dy pacientë

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version