Ka vdekur njëri prej personave që mori lëndime në aksidentin që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Podujevë më fshatin Shakovicë.
Telegrafi mëson se ngasësi i njërit automjet ka ndërruar jetë. I njëjti gjatë vozitjes ka pasur probleme shëndetësore, që kanë çuar deri tek aksidenti.
Ndryshe, Telegrafi ka raportuar se dy persona kishin marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/