Telegrafi

Vdes një 19-vjeçar në Suharekë, i shkrepi arma e babait që është zyrtar i Policisë

Ngjarje tragjike ka ndodhur të entjen në Suharekë, një 19-vjeçar ka vdekur pasi ka shkrepur armën e babait të tij, zyrtar i Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se në momentin e aktit viktima ndodhej në banesën e tij, dhe dyshohet se duke manipuluar me armën ka ndodhur shkrepja.

Viktima është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një arme zjarri dhe një gëzhojë.

Lidhur me rastin njoftohet Prokurori i Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosovës), të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe bashkëme zyrtarët të Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-se të Prizrenit.

“Vazhdon hetimi i rastit të cilesuar si “Vdekje e Dyshimtë””, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/