Telegrafi

Vdes një vajzë në QKUK, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30 në QKUK, Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/