Një person shtetas i huaj ka vdekur në rrethana ende të panjohura në qytetin e Gjakovës.
Policia në raportin 24 orësh njofton se një mashkull kosovar ka raportuar se, në banesën e tij të lëshuar me qira ku ishte duke banuar viktima mashkull shtetas i huaj, nuk është duke i përgjigjur telefonit.
Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/