Telegrafi

Vdes një qytetar brenda një marketi në Prishtinë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një qytetar ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës brenda një marketi në Prishtinë, ku kishte shkuar për të blerë gjësende.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, teksa thuhet se i njëjti derisa ishte duke bërë pazarin është alivanosur dhe është rrëzuar në tokë.

Pasi është njoftuar ambulanca, në vendin e ngjarjes është konstatuar se viktima kishte vdekur.

Trupi i tij i pajetë është dorëzuar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion me vendim të prokurorit të rastit. /Telegrafi/