Një person përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:27 në fshatin Struzhë, Prizren.
Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/